Maqedoni

Vesel Memedi deponon dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe dorëzon mandatin

Shpërndaje

Kreu i RDK-së Vesel Memedi ka deponuar dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të Kuvendit si dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit. Ky hap i Veselit pasoi pas vendimit të kryeministrit Zoran Zaev që ministrinë pushtetit lokal t’ia merr RDK-së dhe të njëjtën t’ja ndaj PLD-së.

Postimi i plotë i Memedit në FB

Të nderuar miq,

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deponova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Nënkryetarit të Kuvendit, si dhe deponova mandatin e deputetit të marrë nga populli, dhe ia ktheva serish popullit. Ishte nder që ju përfaqësova Juve në Kuvendin e vendit.
Zoti ju nderoft Juve dhe familjet e Juaja.

Me respekt
Vesel Memedi