Veseli bëhet “pishman”, anulon pres konferencën e paralajmëruar
Kryetari i RDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Vesel Mehmedi, ka anuluar pres konferencën e sotme të paralajmëruar për në ora 11 me arsyetimin se do të pres përfundimin e epilogut të seancës së sotme për shkarkimin e ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj në dikastere të ndryshme.
Rilindja Demokratike Kombëtare me rikonstruimin e Qeverisë mbeti pa asnjë dikaster, duke ia marrë edhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale që e drejtonte Suhejl Fazliu.