Maqedoni

Xhaferi: Rezistencë dhe padëgjueshmëri qytetare për t’i pastruar plehrat përgjithmonë

Shpërndaje

Aktivisti i njohur nga Tetova, Arianit Xhaferi ka komentuar thirrjet për protesta para selisë së BDI-së ditën e hënë në ora 12:00. Ai fton opozitën shqiptare të organizojē rezistencë dhe padëgjueshmëri qytetare që, siç thotë, të shkundet sistemi njëherë e mirë e të pastrohet nga plehrat që e kanë zaptuar e ja zënë frymën tash sa vite.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Arianit Xhaferi.

Paralajmërohen protesta para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël të hënën (24 Qershor 2019) në ora 12:00.
Pas gjitha pisllëqeve që kemi dëgjuar e që shohim të na ndodhin çdo ditë, punësime të porositura, caktime gjykatësish, prokurorësh e noterësh, vendime skandaloze për të fshehur e shpëtuar vr*asësit, përfshirë dhe vr*asësin e Almirit, pas kër*cënimeve ndaj fjalës së lirë të mediave, pas gjitha ofendimeve që na janë bërë nga një dorë kri*minelësh që kanë mbi 15 vite në qeveri, pas shkatërrimit të ekonomisë, arsimit, infrastrukturës, pas shkatërrimit të Malit Sharr dhe lumenjve nga ndërtimi i dhjetëra hidrocentraleve që mbushin xhepat e të afërmve të partisë dhe zbrazin xhepat e qytetarëve, pas gjithë atyre autobusëve që çdo ditë mbushen për të dërguar të rinjtë tanë në Gjermani e gjithandej, pas gjitha vjedhjeve që bëhen nga ana e funksionerëve dhe kryetarëve të komunave që s’raportojnë ku harxhojnë paratë, pas dështimit për të marrë datën për çeljen e negociatave, pas gjithçkaje që shkon keq e mbrapsht – koha është që të organizohet REZISTENCË QYTETARE. Protestat nuk mjaftojnë, sepse ato do derdhin revoltin në një ditë. Këtu duhet REZISTENCË dhe PADËGJUESHMËRI QYTETARE, që të shkundet sistemi njëherë e mirë e të pastrohet nga plehrat që e kanë zaptuar e ja zënë frymën tash sa vite.

Këto janë momente kur opozita dhe gjithë klasa intelektuale duhet të organizojnë dhe të thërrasin qytetarët në REZISTENCË QYTETARE. Bini mendjes sa s’është tepër vonë!