Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama ia nis fushatës nga Lezha
Edi Rama njofton se sot në orën 18:00 do jetë Lezha ndalesa e parë e fushatës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, e cila nisi prej ditës së djeshme, zyrtarisht në Tiranë.
Kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës është ish- deputeti, Pjerin Ndreu.
Rama shprehet se, “me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”.
“Sot 18:00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shprehet Rama.