Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari

Shpërndaje

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Bolonja-Padova.

Mediat raportojnë se ai po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin, përcjell Ora News.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.