MaqedoniTop Lajme

“Bomba e re nga El Cheka”: Posti i nënkryetares së kuvendit i jepej Ermira Mehmetit vetëm të jetë sa më larg tenderave!

Shpërndaje

Dëgjova tek bombat e El Cheka një bisedë të Ali Ahmetit me Ermira Mehmetin, ku kjo e fundit nuk pranonte të bëhej nënkryetare e kuvendit sepse konsideronte që një rol i tillë asaj i jepej që ta largonin nga vendet ku bashkëpunëtorët e saj mund të mbushnin xhepat nga tenderat. Nga gjitha bombat që kam dëgjuar deri tani kuptova se vetëm Ermira Mehmeti paska qenë në gjendje t’i kthejë fjalën Ali Ahmetit dhe t’i thotë JO, KJO NUK ËSHTË E DREJTË. Bombat për Ermirën nuk u publikuan nga Zaevi, por u shfaqën nga burime “të panjohura”… që tash me publikimin e përgjimeve që s’kishim dëgjuar po bëhet gjithnjë e më e qartë KUJT I PENGONTE ERMIRA MEHMETI dhe kush dëshironte “ta digjte”. S’di si ndihen ata burra që kanë bijat, gratë, motrat në këtë parti… S’di si ndihen ato gra që i kanë burrat aty,”, këtë publikim nga El Cheka e ka komentuar edhe Arianit Xhaferi.