Rajoni

Dikur e quante “Jakupovski”, sot presidenti Thaçi i del në krah Krasniqit

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është përkrah Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në betejën e tij me drejtësinë në Hagë.

Thaçi ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë, në një reagim pas ftesës që Jakup Krasniqi mori nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

“Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë”, u shpreh Thaçi, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

“Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare”, deklaroi Thaçi.

Thaçi, bashkë me ish-shefin e deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, në një bisedë telefonike më 2011 e kishin quajtur Jakup Krasniqin me termin “Jakupovski”.

Kjo bisedë e publikuar nga Insajderi në serinë e përgjimeve Dosja e Shefave, kishte prishur edhe marrëdhëniet mes Thaçit e Krasniqit. /Insajderi.com