Dorëheqja e Haradinajt, Vuçiq takohet me Dodik dhe ministrat serbë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aktualisht në një takim me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, me të cilin po shqyrton situatën e re të krijuar në Kosovë dhe pasojat e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.Përveç kësaj, Blic mëson se në takim morën pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe policisë Aleksandar Vulin dhe Nebojsha Stefanoviç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Djuriç dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviç.Sipas këtij mediumi, Vuçiq do t’i drejtohet publikut nesër në lidhje me dorëheqjen e Haradinajt.