RajoniTop Lajme

Elvis Naçi i jep lajmin e mirë familjes, i mbledhin 450.000 euro në kohë rekord (Video)

Shpërndaje

Një mrekulli ka ndodhur për Emron, 20-vjeçarin nga Ulqini i cili po lufton me vdekjen në një spital të Gjermanisë. Djaloshi me sëmundje të rëndë të gjakut tashmë është gati për të filluar terapinë e kushtueshme pasi shifra 450.000 euro është plotësuar.

Lajmin e mirë Elvis Naçi ua dha familjarëve të Emros në Ulqin.

“Të afërmit e Emros sensibilizuan, sot jemi në shtëpinë e Emros me emocion të madh dhe me lajm. Duam ta ndajmë këtë lajm me ju, shqiptarët treguan se kanë zemër dhe shpirt. Vëllezër dhe motra 450.000 euro për Emron janë arritur. Zoti para dhe shqiptarët që kanë kontribuar që paratë të mblidheshin.

450.000 euro janë 22 shtëpi për të varfrit, për Emron nuk ka euro që ta krahasojmë vlejnë sa një miliardë shtëpi. Arritje është se përhapet shpresa në shqiptari. Ne jemi bërë bashkë hapëm një portë” u shpreh Naçi.

Më tej Elvisi tha se kur rasti i tij u trajtua në emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 gjithë publiku dhe shikuesit u prekën nga rasti i Emros por shqiptaria ndihmoi dhe i dha një shans për të jetuar djaloshit që ka ëndërr të bëhet kapiten.

“Kur bëmë emisionin kemi qarë me motrën e Emros. Pasi lajmi mori dhënë Emro ka shanse për të jetuar, ai kishte nevojë për 450.000 euro. 90% e shqiptarëve nuk i kanë nëse e kanë këtë hall. Gjysmë milion euro është shifër e frikshme. Pamë lotët e fqinjëve pamë shqiptarinë e tyre, ne e morëm përsipër këtë sfidë, kishim shpresë se shqiptarët do të ndihmonin. Të afërmit e Emros sensibilizuan, sot jemi në shtëpinë e Emros me emocion të madh dhe me lajm. Duam ta ndajmë këtë lajm me ju, shqiptarët treguan se kanë zemër dhe shpirt. Babai i Emros më tha se kur ishte së spitali në Gjermani mjekët i kishin thënë se këto para mund të grumbulloheshin nga bujaria e popullit shqiptar. Kemi dëgjuar që jeni popull bamirës. Babai i Emros është i lënduar dhe i sprovuar. Por ai të ndihet krenar pasi shqiptarët u bënë mjek të shpirtrave.
450.000 euro janë letra, jeta është tjetër gjë. Kaq shpejt dhe unë vetë nuk e kam menduar se do të grumbulloheshin kaq shpejt. Kjo tregon një mirësi që ju keni, është shpirti i tij i pastër. Sfida e dytë është të lutemi. Asnjëherë nuk duhet t’i humbim shpresat. Emro do të bëhet mirë. Ne besojmë tek mrekullia. Falënderojmë shumë nga thellësia e zemrës gjithë shqiptarët që kontribuuan”, u shpreh Naçi teksa familja e Emros falënderoi gjithë shqiptarët që kontribuan për djalin e tyre.

Rasti për të shpëtuar jetën e Emros u trajtua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 të premten e lakuar ku të ftuar ishin të afërmit dhe motra e Emros. Ata thanë se dhimbja i kishte kapluar jo vetëm ata por mbarë Ulqinin.