Maqedoni

Familjarët nuk lejohen të vizitojnë Val Zekajn dhe Lendrit Rrustemin në burgun e Idrizovës

Shpërndaje

Autoritetet e bur.gut të Idrizovës sot nuk kanë lejuar familjarët të vizitojnë Val Zekajn dhe Lendrit Rrustemin nga “Grupi i Kumanovës”, e që gjenden në burgun e Idrizovës.

Në një deklaratë për Gazetën Lajm, Val Zekaj shprehet i irituar nga ky vendim dhe thotë se familjarët e tyre janë kthyer pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë shkak. Ai është i bindur se bëhet fjalë për tendencë nga BDI.

“Kjo është hak.marrje e BDI-së për shkak të bom.bave që po i publikon El Cheka. Nëse mendojnë se do të na thyejnë e kanë gabim, sepse ne nuk e kemi ndërmend as të ndalemi as të dorëzohemi”, thotë Zekaj.

Për këto pengesa ai akuzon autoritetet e bu.rgut dhe e veçon si fajtor zëvendës/drejtorin e bur.gut të Idrizovës.

“Kjo gjë bëhet me dije dhe me kërkesë të drejtorit dhe zëvendës drejtorit të bur.gut. Ata na kanë halë në sy”, thekson Zekaj.

Deri sa në njërën anë u bëjnë pengesa familjarëve t’i vizitojnë dhe t’u sjellin gjësende të nevojshme elementare, në anën tjetër kushtet në bur.gun e Idrizovës janë “të tmerrshme”.

“Në një qeli jemi 9 persona. Nuk kemi as kuzhinë, as kushte për pastrim. Kjo është tmerr. Kurse nuk po lejojnë as familjarët tanë të na sjellin gjësende që së paku dy-tre ditë të jetojmë si njerëz”, thotë ai.

Të bur.gosurit e Grupit të Kumanovës kërkojnë që Ambasada e Kosovës në Shkup të reagojë për këtë “trajtim jonjerëzor” dhe t’i vizitojë sa më shpejtë në qelitë e bur.gut, që të njoftohen drejtpërdrejtë me situatën e vështirë në të cilën po gjenden.