Fatos Lubonja, flet për lëvizjen ‘bombë’ të Edi Ramës, zbulon katër politikanët që do të arrestohen
Analisti Fatos Lubonja është shprehur se kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një tjetër hap shumë të rëndësishëm.
Lubonja u shpreh se lëvizja tjetër e Ramës mund të jetë arrestimi i katërshes opozitare, me të cilën nënkupton Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Besoj se hapi tjetër i Ramës është arrestimi i katërshes opozitare. E thashë ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhu*në për të rrëzuar Ramën,” tha Lubonja në News 24.
Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.