Fier, makina përplas këmbësorin dhe “zhduket”, vdes 63-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lushnjë- Fier.
Një automjet ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë pranë vendit të quajtur Vajkan në Fier.
Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë personin të vdekur në vend. Viktima është identifikuar si Shpëtim Isufaj 63 vjeç.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel