Foto nga viti 2001: Nëse e kërkoni Hysni Shaqirin, prej sot e gjeni në vijën e parë të frontit
Deri sa Ali Ahmeti ende “fshehej” në Prizren kurse maqedonasit fërkonin duart me shprese se e mposhtën UÇK-në pas terheqjes nga Kalaja e Tetovës, opinionin vendor dhe ndërkombëtar e dridhi në kuptimin e plotë të fjales dalja e Hysni Shaqirit nga bankat e Parlamentit në radhët e UÇK-së.
“Nese e kerkoni Hysni Shaqirin prej sot mund ta gjeni në vijën e parë të frontit”, ishte porosia e tij me të cilin u kthye morali te ushtarët e UÇK-së dhe u hap Rruga për fitore, shkruan Gazeta Lajm. Pas luftës, Shaqiri iu bashkangjit BDI-së, mirëpo nuk e gjeti veten aty, ashtu sic nuk e gjetën shumë ushtarë të vërtetë.
Kete foto te Hysni Shaqirit bashke me shume deshmi nga viti 2002 e gjeni ne librin “Mes stinëve të një gazetari” të autorit Selajdin Shabani.