Maqedoni

Gerovski: Çdo tavë e gjen kapakun, edhe Zaevi sot e gjeti të tijin

Shpërndaje

E porosis kryeministrin Zaev që mos të më argëtojë me propozime komike ku duhet të paraqitem. Le ti tregojë ai njerëzve të tij të afërm që mund ti mësojë apo urdhërojë. Mua JO.

Kampanjën kundër lajmeve të rreme kryeministri Zoran Zaev e hapi sot duke i u përgjigjur lajmit të rremë që vet e dëgjoi, e thënë nga një gazetarë i rremë, i cili është dekor i paluhatshëm në çdo pres-konferencë qeveritare. Gjë që është qesharake për vet qeverinë…

Në mundet qeveria dhe gjithë ai aparat kundër luftës së lajmeve të rreme të drejtojë në cilin shkrim kam sulmuar Zoran Zaevin? Në mundet kryeministri të përgjgijet nëse shkrimi ka qenë adekuat, dhe të përgjigjet nëse ka qenë i rremë?

Porosis kryeministrin Zaev që mos të më argëtojë me propozime komike ku duhet të paraqitem. Le ti tregojë ai njerëzve të tij të afërm që mund ti mësojë apo urdhërojë. Mua JO!

Unë jam gazetar i lir, vet vendosi çfarë shkruaj, cilit i drejtohem dhe me cilin bisedoj. Për të mbajtur lirinë time dhash dorëheqje nga “Sloboden Peçat”. Dy herë dorëheqje nuk mund të ju japë…

Nuk më pengon pagatishmëria e Zaevit që të takohet dhe flas me mua për një temë thelbësore, e cila nuk ka të bëjë asgjë me organet e hetuesisë. Ajo është e drejtë e tij legjitime. Kërkesa ime ishte e sinqertë dhe e adresuar në mënyrë të kulturuar.

Në fund të fundit secili zgjedh me cilin dëshiron të bisedojë. Secili zgjedh me cilin i shkon muhabeti. Secila tavë në fund e gjen kapakun e tij.

“Kapakun” e Zaevit e pamë dhe dëgjuam sot. Më vr*au turpi i huaj…

Përshëndetje, kryeministri Zaev. Deri në leximin tjetër.