RajoniTop Lajme

Haradinaj: Liberalizimi çështje javësh

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot edhe njëherë tjetër se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Ai theksoi se ky proces ka mbetur të përfundohet brenda javëve.

“Çështja e liberalizimit të vizave më vjen keq që nuk është krye. Po ashtu po dëgjojmë lajme të mira që procesi është shumë më përpara. Mendoj që jemi më mirë se që kemi shpresuar në lidhje me këtë temë. Besoj që është çështje krejtësisht e javëve që ta marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi përmbushur kriteret”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Fushë Kosovë, por që nuk pohoi që vdekja e tij ka ardhur si pasojë e neglizhencës së organeve të rendit.

“Ishte lajm shumë i trishtueshëm dhe u shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e këtij fëmije. Policia e ka ngritur vigjilencën por normalisht ka ende punë”, theksoi ai.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në objektin e Komunës së Fushë Kosovës. Në këtë vizitë i pari i qeverisë takoi edhe kryetarin e Komunës, Burim Berishën, i cili theksoi se ishte kënaqësi që kryeministri u njoftua me problemet që i preokupojnë qytetarët e Fushë Kosovës. Ndërsa, Haradinaj potencoi se të gjitha çështjet që u biseduan do të procesohen me shpejtësi nga ana e Qeverisë./Zëri