Haradinaj zyrtarisht i dorëzon Kuvendit dorëheqjen
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje të premten, sot zyrtarisht e ka dorëzuar horheqejen në Kuvend. “Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, thuhet në njoftimin e kuvendit. Haradinaj u dorhiq nga posti i shefit të qeverisë, pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Ai pritet që të udhëtoj për në Hagë, ditë e mërkurë pasi që të enjten e 25 korrikut ai do të intervistohet.