Kampioni botëror, Elvir Muriqi, i jep mbështetje El Chekës, bëjnë shqiponjën në Nju Jork (Foto)
Kampioni shqiptaro-amerikan i boksit, Elvir Muriqi ka mirëpritur në Nju Jork “kampionin e bombave” Sheqerim Ahmedi, i njohur si El Cheka. Muriqi me sukseset e tij bëri krenar mbarë shqiptarët e botës, duke fituar edhe titullin kampion, kurse El Cheka ka filluar “mision” për nxjerrjen në shesh të vërtetës dhe demaskimin e politikës shqiptare në Maqedoni, duke publikuar “bomba” për skandalet e pushtetarëve, transmeton Gazeta Lajm.
Të dy bashkë janë takuar në restorantin e njohur Astoria në Nju Jork, pronar i të cilit është vetë kampioni Muriqi. Shqiponja ka qenë e pashmangshme në këtë takim.