Kjo është video kur Haradinajt i dalin lotët për shkak se po lë postin e kryeministrit
Ramush Haradinaj është shfaqur i emocionuar gjatë ditës së sotme kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ai është pyetur nëse e kishte pritur një ditë të tillë që do të ishte me lot në sy nga posti i kryeministrit.
Haradinaj ka mohuar t’i ketë lot në sy, duke dhënë një buzëqeshje të lehtë.
“Unë nuk e di që kam lot në sy”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.com
“Emocionale mund të jetë, por lot nuk po shoh unë”.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsyeja sipas tij është për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar për krime lufte. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com