Klip me plot vajza, Enca ka gati këngën e re (Video)
Këngëtarja Enca Haxhia, muaj më parë solli një këngë tejet ritmike me këngëtarin e muzikës tallava Muharrem Ahmetin.Kënga e dyshesh së famshme u pëlqye nga publiku ndërsa tani këngëtaarja ka gati një tjetër këngë, e cila do të jetë solo.Enca Haxhia siç bën rrallë herë, e ka zbuluar emrin e këngës së re në Instagram, e duke thënë se do të lansohet së shpejti.
Jealous”, quhet kënga e re në anglisht, e që në shqip do të thotë xheloz!Zhanri i kësaj kënge nuk është bërë i ditur nga këngëtarja, por marrë në konsideratë faktin që është verë edhe duhen ritme, pa dyshim që me këtë këngë do vallëzojmë.
Ajo postoi në Instagram pamje të shkëputura nga videoklipi i kësaj kënge ku shihen vajza të zveshura të dehura në tokë dhe krevat, natyrisht ato po aktrojnë. Këngëtarja në postin që ndau shkruajti “Mëngjesi më zuri mua kështu. A jeni xheloz?”