Maqedoni

Koalicioni LSDM-BDI në rrezik, ja media gjermane që alarmon?

Shpërndaje

Ka ngecur “fshesa” e paralajmëruar nga kryeministri Zoarn Zave në eshalonin e tretë, respektivisht ën nivel të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Shkak për këtë është kryeneçësia e kuadrove të BDI-së që të mos lëshojnë postet që i kanë, njoftojnë në LSDM, transmeton Gazeta Lajm.

Një funksionar i involvuar në këtë proces, ka thënë për Dojçe Vele se për shkak të kësaj sjellje të BDI-së, koalicioni LSDM-BDI është në fazë kritike. Edhe pse Dojçe Vele nuk e ka precizuar, në bazë të deklaratës mund të konstatohet se funksionari në fjalë është nga radhët e LSDM-së.

“Ka pakënaqësi dhe rezistencë në LSDM, por pengesa kryesore është në BDI. Aty ka struktura që nuk dëshirojnë të dëgjojnë për tërheqje të një pjese të funksionarëve. Jo vetëm nga pozitat nëpër ministri, por edhe në ndërmarrjet publike, e madje edhe te eshalonet më të ulëta. Puna është shumë serioze, të mos them kritike për funksionimin e koalicionit. Më të rëndësishme i kanë interesat partiake dhe politike, se ato shtetërore. Sa di unë, kryeministri është i gatshëm procesin ta çojë deri në fund dhe vështirë se do të tërhiqet”, ka komentuar për Dojçe Vele një funksionar i kyçur në këtë proces.