Kryeministri Zaev nga Poznanji kthehet me ‘xhepat full’ 43 milionë euro
Kryeministri Zoran Zaev në Samitin e djeshëm për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Poznanj në kuadër të Procesit të Berlinit, porositi se po kthehet me garanca më të mëdha lidhur me marrjen e datës për negociata, si dhe me grant 43 milionësh për tre projekte të rëndësishme infrastrukturore.
Zaev, i cili dje realizoi takim bilateral me kryeministrin francez, Eduar Filip, tha se është i bindur se të gjitha përpjekjet të cilat Maqedonia e Veriut i ka bërë deri më tani për marrjen e datës, si Marrëveshjen me Greqinë, reformat në sferat kyçe dhe angazhimet për një shoqëri të barabartë për të gjithë do të sjellin rezultate të cilat Franca do t’i vlerësojë.
“Definitivisht përshtypjet tek të gjitha vendet anëtare janë të pakontestueshme, përkatësisht, ne i përbushëm të gjitha kushtet, Marrëvehsja e Prespës, e shihni se është temë në secilën konferencë për shtyp, në çdo takim fillohet me shembullin nga Marrëveshja e Prespës, marrëveshja me Bullgarinë gjithashtu, e tërë ajo që është bërë brenda, prëfshirë edhe dialogun me opozitën, mund të them se janë vlerësuar si suksese mbi të cilat nuk mund të kalohet”, tha Zaev dje në Poznanj.
Kryeminsitri shtoi se rezervat të cialt ekzistojnë tek disa vende të caktuara anëtare të BE-së kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE.
“Konkludimi nga ky samit është se garanca është edhe më e madhe”, deklaroi Zaev duke aluduar në hapjen e negociatave në vjeshtë, por edhe se pret nga Maqedonia të vazhdojë të punojë në reformat gjatë verës dhe deri në sjelljen e vendimit.
Franca e cila është një nga vendet më të përmbajtura lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së nuk ishte e përfaqësuar në nivelin më të lartë në samitin e djeshëm.
I pyetur m[se kryeministri francez në takim ka insistuar në disa kushte specifike për të dhënë dritë të gjelbër në vjeshtë, si PSP-ja, ai tha se vendet anëtare të BE-së udhëhiqen nga raporti i Komisionit evropian.
Zaev bëri thirrje të zgjidhet statusi i PSP-së dhe shprehi bindje se do të tregohet “fleksibilitet i mjaftueshëm pa u shkelur aspekti juridik i vetë procesit”.
Kryeministri porositi se nga ky takim largohet si “optimist akoma më i madh” për datë në tetor.
Optimizëm të ngjashëm ndau edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencën e djeshme për shtyp në Poznanj.
Duk u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë nëse po bën presion ndaj Francës skeptike për dritë të gjelbër për negociata, Merkel porositi se Bashkimi Evropian dhe procesi i vendim marrjes në të nuk funksionon me presione, por se me optimizëm sheh drejt vjeshtës, kur më së voni duhet të sillet vendimi, dy herë i shtyrë, për fillim të negociatave inkuadruese.
Kancelarja gjermane megjithatë theksoi edhe se nuk dakordohet me presidentin francez, Emanuel Makron se zgjerimi i BE-së dhe thellimi i saj mund të zhvillohen paralelisht.
Përveç inkurajimeve politike, kryeministri Zaev paralajmëroi edhe grant të rëndësishëm nga Fondi investues për Ballkanin Perëndimor në shumë prej rreth 43 milionë eurove për tre projekte. Tre projektet janë këto: njëri, në shumë prej 13 milionë eurove, është interkonektori mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për furnizim me gaz natyror.
“Ky interkonektues ndoshta është projekti më i rëndësishëm energjetik në këtë pjesë të Evropës. Realizimi i tij do të thotë mundësi, ardhmëri, konkurencë, siguri gjatë furnizimit me gaz natyror. Shtetet e Ballkanit Perëndimor deri tani nuk kishin mundësi për furnizues të dytë. Me këtë interkonkonektues RMV do të ketë mundësi për qasje deri te sasitë e mëdha të gazit natyror – 3,5 herë sasi më të mëdha nga kapaciteti i tanishëm”, deklaroi kryeministri.
Ai theksoi se Maqedonia do të përpiqet këtë projekt ta vazhdojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë, me çka, sipas tij, do të rritet pavarësia energjetike e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por njëherit edhe lidhshmëria e ndërsjellë.
Projekti i dytë është rreth 3 milion euro janë ndarë për ndërtimin e vendkalimit kufitar hekurudhor të përbashkët dhe aksin rrugor në Tabanovc në kufirin mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa rreth 28 milion euro i janë ndarë Maqedonisë për ndërtimin e autostradës A4, “Bllacë”-Shkup.
“Ky projekt është kontribut drejt lidhshmërisë më të mirë vnë Korridorin 8 dhe si vazhdim i autostradës përfundimtare Prishtinë-Bllacë deri në kufirin tonë. Të gjitha këto projekte kanë vlerë dhe interes për tërë rajonin dhe do të kenë efekt pozitiv ndaj lëvizjes së ekonomisë dhe lëhtësimin e udhëtimeve të njerëzve”, deklaroi kryeministri Zaev.
Përveç grantit, kryeministri tha se është nderuar që vitin e ardhshëm Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë bashkëkryesuese në samitin e gjashtë për Ballkanin Perëndimor në suaza të Procesit të Berlinit, së bashku me Bullgarinë. Për herë të parë samit i tillë do të organizohet nga ana e ndonjë vendi anëtar të BE-së së bashku me ndonjë vend kandidat për anëtarësim në BE.