Rajoni

Labi: Këmba ime nuk shkel jashtë Kosovës pa u bërë liberalizimi i vizave

Shpërndaje

Deputeti Labinot Tahiri, nepërmjet Facebook-ut ka treguar se vazhdon të solidarizohet me qytetarët e Kosovës deri sa të ndodh liberalizimi i vizave.

Labi me këtë rast ka shtuar se dorëzimin e pasaportës e ka bërë me zemër, sepse nuk mundet që ai të shetis e të tjerët të jenë të izoluar.

“Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaporttat e mia me viza! Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur.”

Tutje ai theksoi se tashmë janë bërë tetë muaj prej se nuk është larguar fare nga vendi.

Por u zotua se këmba e tij nuk shkel jashtë Kosovës pa u bërë liberalizimi i vizave.

“Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.”

Tahiri ndër të tjera tha se nuk e di kur do të bëhet liberalizimi i vizave.

“Se kur do ndodh ajo nje Zot e di! Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetêr!”