Lajm i keq për shqiptarët në Greqi, ministri i ri i Punës merr vendimin “drastik”
Teksa nuk ka kaluar ende një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, ministri i ri i Punës, Yiannis Broutisi, ka njoftuar se ka pezulluar një qarkore që u garantonte shtetasve të vendeve të treta jashtë BE-së, përfitimin në mënyrë të paligjshme të AMKA-së (Numër i Sigurimeve shoqërore që mbulon edhe një pjesë të shërbimeve shëndetësore).
Sipas ministrit, AMKA-ja eshtë dhënë për përdorim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit nga partia e majtë “Syriza”, tashmë në opozitë. “Pak ditë para zgjedhjeve, SYRIZA lëshoi një qarkore kundër ligjit që i dha AMKA në mënyrë arbitrare shtetasve të vendeve të treta! Të njëjtat shërbime të ministrisë i kundërviheshin dhe u kundërshtuan! E hoqa menjëherë! Vendi ynë nuk është një vresht pa zot!”- shkruan Vroutsis në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”.
Ky vendim mendohet se do të ndikojë në masën e rreth 488 mijë emigrantëve shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Greqi./standard.al/