Lorik Cana ‘shpërthen’ për Shkëndijën në rrjetet sociale
Klubi i madh shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës, do të përballet të martën më skuadrën Dudelange nga Luksemburgu, raporton Zëri.info.
Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i ka dhënë zemrës skuadrës nga Tetova duke postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’ duke shkruar: Me Ballistët për Shkëndijës”.
Ndeshja Shkëndija – Dudelange do të zhvillohet të martën në Tetovë duke filluar nga ora 17:55 kurse sfida e kthimit luhet pas një jave në Luksemburg.
Shkëndija është një ndër klubet më të organizuara shqiptare.
Ky klub në vitet e fundit ka dominuar në futbollin e Maqedonisë. /Zëri.info