Rajoni

Milaim Zeka: 95% e atyre që gjoja po ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutë për të keqen e tij

Shpërndaje

Zeka ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook, duke thënë se 95 % e atyre që po bëhen kinse ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij.>

Po ashtu Zeka ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë gëzim më të madh se kur u rrëzua kjo qeveri, mirëpo nuk ka hezituar të tregojë që ai personalisht nuk i dëshiron asgjë të keqe Ramush Haradinajt.

Ky reagim erdhi pasi që vetëm dy ditë më parë Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe ky veprim i Haradinajt kishte ngjallur reagime të shumta.