Rajoni

Milaim Zeka thotë se Agron Mustafa largoi nga puna vajzën e Adem Jasharit (Video)

Shpërndaje

Ish kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen e PTK-së, Milaim Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, debatuan për degradimin e kësaj ndërmarrje publike.

Zeka ka akuzuar ish-kryeshefin e PTK-së se e ka larguar nga puna vajzën e Adem Jasharit, Shqipen.

Agron Mustafa ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe respektit ndaj familjes së Adem Jasharit, nuk do të flasë për këtë rast, por betohet se nuk e ka larguar nga puna vajzën e Adem Jasharit nga puna, raporton Telegrafi.

Milaim Zeka thotë se në një letër të vitit 2015, Shqipe Jashari ka hedhur akuza nda Agron Mustafës që sipas tij duhej të ishte subjekt hetimi nga gjykata.

“Agron Mustafa ka bërë po bënë përpjekje të vazhdueshme që përmes mekanizmave të njohura deri më tani për ne, vazhdimisht po e keqpërdor emrin e familjes tonë dhe njëherit po bënë përpjekje ta njollos familjen time për çka e lus që mos ta zë në gojë familjen time për interesa të ndyra”, lexon Zeka një letër që thotë se është shkruar nga Shqipe Jashari.

Mustafa thotë se ai ka punuar tri vite me Bekim Jasharin në Aeroport dhe ai nuk do t’i komentojë këto letra.

Ai thotë se nuk është kërcënuar asnjëherë nga ndonjë person nga familja Jashari dhe sipas tij Milaim Zeka nuk lë mjet pa përdorur për ta njollosur atë./Telegrafi/