Mustafa: Deputetët me gjak shqiptari do të dalin të premten në protestat kundër qeverisë (Video)
Protestat antiqeveritare të ditës së premte do të mbështeten edhe nga Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoninë e Veriut. Në emër të këtij forumi, intelektuali dhe mjeku i njohur Adil Mustafa, kërkoi që në protestë përveç pjesmarrjes masive të qytetarëve, të dalin edhe deputetët shqiptarë, shkruan gazeta LAJM. Protestat që u nxitën nga “bombat” e El Chekës do të mbahen të premten në 14:00 në sheshin Skenderbeu në Shkup.
“Me këtë protestë në kërkojmë që edhe deputetët t’i bashkohen protestës. Ato deputetë që kanë gjak shqiptari duhet t’i bashkohen protestës. Çfarë do të ndodh nëse të gjithë deputetët dalin në protesta dhe kërkojnë që shqiptarët të jenë shtetformuar dhe gjuha shqipe të jetë zyrtare? Megjithatë, duket se dikush ua ka shkelur bishtin. Nëse është kështu, ne populli duhet të vetdijësohemi dhe mos të votojmë më këtë klasë politike” tha Mustafa. Deklaratën e tij të plotë, në videon më poshtë./Gazeta Lajm