Nasim Haradinaj: Nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale sepse unë kam vr*arë vetëm ushtarë
Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK ka thënë se akoma nuk ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale – raporton Periskopi.
`
Haradinaj ka thënë se kurrë nuk është intervistuar nga ndonjë Gjykatë.
Tutje, ai ka thënë se nuk ka pranuar ftesa nga gjykatat, sepse gjatë luftës thotë se ka vr*arë vetëm ushtarë.
“Nuk jam ftuar nga Gjykata, sepse unë kam vr*arë ushtarë. Kurrë as nuk jam ftuar, as nuk jam intervistuar. As nga EULEX, as nga Haga, as nga Gjykata Speciale, as nga Suedia, as nga asnjë gjykatë tjetër”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus në Rtv Dukagjini.