Bota

Njëzetekatër vjet nga Masa*kra e Srebrenicës

Shpërndaje

Sot shënohet 24-vjetori i Masa*krës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vr*anë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Në qendrën përkujtimore Potoçari në Srebrenicë do të varrosen mbetjet e 33 viktimave të masa*krës, të gjetura në disa varre masive gjatë vitit të fundit.

Viktima më e re që do të varroset është Osman Cvrka. Ai ka qenë 16 vjeç kur është vr*arë.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vr*arë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Derisa vr*asjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdojnë ende.

Masa*kra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjeno*cid.

Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për masa*krën në Srebrenicë dhe mizoritë e tjera gjatë luftës në Bosnje.

Edhe ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës, përfshirë gjeno*cid.