Maqedoni

Pas Hahn, më 26 korrik në Shkup zbarkon Riker

Shpërndaje

Pas vizitës së komisarit Johanes Hahn e planifikuar më 25 korrik, në Shkup do të vjen edhe Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Europë dhe EuroAzi, Filip Riker.

Takimet e tij me krerët shtetëror janë parashikuar të mbahen më 26 korrik. Të dy vizitat koincidojnë me krizën lidhur me PSP-në dhe paralajmërimet e Qeverisë së pikërisht ato ditë në Kuvend do të dërgohen versioni i ri i Propozim-Ligjit për Prokurori Publike që sot e prezantoi kryeministri Zoran Zaev.

Pritet që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së të fokusohen pikërishtë në këtë cështje që vlerësohet si e fundit e hapur para se vendet anëtare të BE-së në tetor të vendosin për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve paraqasësë me Maqedoninë.