Prizren – “Marshi i paqes” për t’i përkujtuar 8372 vik*timat e gjen*ocidit të Srebrenicës (Foto)
Data 11 korrik përkujtohet çdo vit nga liderë botërorë, e deri te qytetarët, të cilët e njohin këtë histori të përmasave të gjen*ocidit.
Sot në Prizren është realizuar “Marshi i paqes” për t’i përkujtuar 8372 vik*timat e gjen*ocidit të Srebrenicës dhe për t’u solidarizuar me dhimbjet e të afërmve të tyre, transmeton Gazeta e Re.
Në ngjarjen organizuar nga Shoqata “Sharski behar” në Sheshin “Shatervan”, në Prizren, mori pjesë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetët nga parlamenti i Kosovës, përfaqësuese të shoqërive civile si dhe shumë qytetarë.
Pas fjalimeve përshëndetëse, ngjarja vazhdoje me aktivitet të ndryshme ku performuan nxënësit shkollave fillore.
Në një postim në profilin e tij në facebook, kryetari Haskuka shkroi: “Plagët shpirtërore të tyre janë të thella, sepse ende, edhe pas 24 vitesh, përgjegjësit e këtij gjen*ocidi të tmerrshëm nuk janë gjykuar. Ne në Kosovë, ndjejmë nga afër këtë dhimbje sepse Serbia ende nuk ka pranuar dhe madje nuk ka kërkuar as falje për kr*imet që i ka kryer në Bosnje dhe në Kosovë.”
Ai për nder të kësaj dite bëri thirrje që një tmerr i tillë të mos përsëritet kurrë më as në Bosnje, as në Kosovë e asnjë vend tjetër në botë.
“E për të ndodhur kjo, duhet që kryerësit e këtyre kri*meve të dalin para drejtësisë, Mos e harro Srebrenicën!” shtoi Haskuka.
Ndryshe, Sot, ende disa nga këto gra vazhdojnë t’i kërkojnë mbetjet e trupave të djemve dhe burrave të tyre.
Për këtë masa*kër, bota vazhdon të përjetojë dhimbjen dhe trishtimin e njëjte.
Data 11 korrik përkujtohet çdo vit që nga liderë botërorë e deri të qytetarë të cilët e njohin këtë histori të përmasave të gjen*ocidit.
Foto: Enis Tabak