Rajoni

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Shpërndaje

Socialistët mbledhin këtë të martë në orën 16.00, Asamblenë Kombëtare që pason analizën e nisur në të gjithë vendin për procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Informacionet bëjnë me dije se Asambleja do të fillojë me fjalën e hapjes që do të mbajë Kryeministri, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama.

Më pas anëtarët e Asamblesë do diskutojnë e miratojnë raportin për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në PS, proces të cilit do i nënshtrohen të gjitha strukturat nga qendra në bazë.