Qeveria sot dorëzon në Kuvend Ligjin për fatin e Prokurorisë Speciale
Qeveria sot me propozim të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtoj Propozim-ligjin për prokurorinë publike, si dhe Propozim ligjin për Këshillin e prokurorëve publik të RMV-së, kanë njoftuar mëngjesin e sotëm nga Qeveria.
“Presim mbështetje prej të gjithëve, posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja kur parashtroi në Ministri amendamente për tekstin paraprak të ligjit propozoi që PSP- të jetë pjesë e Prokurorisë Publike për krim të organizuar, ndërsa nuk propozoi ndryshime kadrovike në prokurorinë për krim të organizuar, që praktikisht do të thotë se në tekstin e ri të ligjit është pranuar propozimi i tyre i Prokurorisë Publike në krye me Ruskovskën t’i drejtoj rastet e PSP. Tani befason ndryshimi i qëndrimit të tyre për këtë çështje”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Siç kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, propozim ligji i ri për prokurorinë publike parasheh inkorporim të Prokurorisë Publike Speciale në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, që udhëhiqet nga Prokurorja Vilma Ruskoska.
Nga VMRO-DPMNE-ja, mbrëmë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë përbërje të re të Këshillit për Prokurorë Publik, i cili do të jetë pastaj i obliguar të zgjedh kreun e ri të Prokurorisë.