“Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes”
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, denoncoi një vendim të Kuvendit të Shqipërisë që mban datën 20 qershor, sipas të cilit kryeministri i merr të drejtën qeverisë shqiptare të blejë arin e Shqipërisë dhe ja kalon vetes.
Duke ju referuar këtij ‘rrëmbimi’ kompetencash si skandal, Vasili thotë se ky është një ligj që vjen erë, por era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjale për arin e Shqipërisë.
Nënkryetari i LSI-së thotë se këtë skandal do ta denoncojnë në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe agjencitë e specializuara për këto çështje të rënda.