Shkëndija të martën sfidën e radhës në Europë, presin përkrahjen e “Ballistëve”
Shkëndija e Tetovës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojë rrugëtimin europian në kompeticionin e Liga Europës. Të martën kuqezinjtë tetovar do të përballen me Dudelanzhin e Luksemburgut në kuadër të raundit të dytë eliminatorë në Liga Europa.
Në ndeshjen e parë të kësaj vere në Europë, kampionët e vendit nuk patën mbështetjen e duhur nga publiku, ku munguan edhe tifozët e tyre “Ballistët”, ndërsa pësuan edhe humbje, që iu shkaktoi eliminim nga Çampionsi.
Ndërkohë gjërat si duket kanë ndryshuar për ndeshjen e dytë dhe në Tetovë ka atmosferë po mbizotëron atmosferë e mirë, ku të gjithë duken të mobilizuar për sfidën e radhës. Kuqezinjtë bëjnë thirje për “Ballistët” dhe gjithë publikun tetovarë dhe më gjërë që të martën të vijnë dhe t’i mbështetin në rrugëtimin e tyre europian.
Nga ana tjetër edhe grupi “Ballistët” kanë dhënë sinjal se do të organizohen për klubin e tyre të zemrës dhe do të jenë të pranishëm të martën në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku do të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Dudelanzhit.