Si u mbushen marketet në veri me mallra serbe
Dyqanet në pjesë Veriore të Mitrovicës janë parë të furnizuara me mallra të cilat kanë origjinë nga Serbia.
Ky furnizim me mallra në këtë dyqan u bë në mëngjes. Madje shitësve edhe po u merr kohë që te vendosin produktet ne vendin e tyre.
Edhe klient të interesuar për të blerë këto mallra ka mjaftë. Por shitësit në Veri të Lumit Ibër, nuk po i pëlqente që dyqani i tij po xhirohej. E prezenca e kamerës i pengoi edhe dikujt tjetër.
Dyqanet në veri të vendit nuk dukeshin ashtu siç ishte paralajmëruar para një jave.
Një ditë më parë ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ai që tha se kanë arritur të fusin mallra në pjesën Veriore të Kosovës. s
Por, këto mallra nuk janë futur nga pikat kufitare që ndodhen mes Kosovës e Serbisë.
Ndërkohë, Polica e Kosovës nuk kanë informacione nëse në këto zona po zhvillohet kontrabandë.
Edhe nga Dogana e Kosovës kanë thënë se nuk ka kontrabandë në këtë zonë.
Ndërkohë, kanë treguar se nuk janë ndalur pavarësisht ptaksëe 100% ndaj produkteve serbe.
“Mesatarja ditore e importeve nga Serbia është rreth 10 dërgesa ku një pjese prej tyre janë ndihma humanitare disa janë dërgesa komerciale te cilat i nënshtrohen taksës prej 100%, derisa produktet komerciale janë ushqime, lende e pare, paketim etj”
Qeveria e Kosovës e cila në nëntor te vitit të kaluar kishte marrë vendimin për vënjen të taksës kanë komentuar deklarstën e vuciqit.
Nga kabineti I kryeministrit Ramush Haradinaj për T7 kanë thënë se tarifa ndaj produkteve serbe po respektohet.
Ndërkohë, veriu i Kosovës gjatë gjithë ditës është vëzhguar nga helikopter të KFOR-it.