Maqedoni

SKANDALOZE/ Maqedonasi që mbyti shqiptarin nuk kaloi asnjë ditë në bu*rg, e liruan dy gjykatës shqiptarë nga Gostivari

Shpërndaje

Tre gjykatës nga Gjykata e Apelit në Gostivar, Abdulbari Ramadani, Shefajet Hajdari dhe Gerasim Gerasimovski më 26 qershor, në seancë të paparalajmëruar për herë të tretë e kanë vr*arë Luan Tairin 19 vjeçar nga fshati Mamudovci, i shkelur në mënyrë brutale me veturë nga Blagoja Gjorgjijoski më 9 tetor të vitit 2010.

Për herë të parë, Luan Tahiri është vr*arë më 25 mars të këtij viti, në farsë të organizuar gjyqësore në Gjykatën themelore në Kërçovë. Asokohe, gjykatësja e korruptuar Biljana Kizheska solli aktvendim të turpshëm pas pranimit të dakorduar të fajit nga ana e Gjorgjijoskit. Ia shqiptoi tetë muaj arrest. Ndaj këtij aktvendimi prokurorja e korruptuar Violeta Stojanovska nuk ka paralajmëruar ankesë, e kënaqur me vendimin.

Pas këtij turpi, e kanë mësuar Blagoja Gjorgjijoskin të ankimojë kohëzgjatjen e dënimit, ka parashtruar ankesë, e pastaj tre gjykatësit e korruptuar nga Gjykata gostivarase e Apelit Ramadani, Hajdari dhe Gerasimovski më 26 qërshor kanë mbajtur seancë jopublike dhe për herë të tretë e kanë vr*arë Luan Tahirin.

E kanë pranuar ankesën e Gjorgjijoskit dhe i kanë shqiptuar dënim me kusht, që asnjë ditë të mos kalojë në bu*rg për shkeljen brutale të Luan Tahirit.

Sa u ka paguar Gjorgjijoski këtyre bitangave të korruptuar nuk mundem të tregoj, por jam i sigurt që kanë fituar aq sa kanë kërkuar, sepse bëhet fjalë për njërin ndër vidhedukët më të pasur në Kërçovë dhe rrethinë… (Zoran Boizhinovski)