Rajoni

Stuhia mbyt gjashtë turistë në Greqi (Video)

Shpërndaje

Gjashtë turistë kanë vd*ekur dhe të paktën 30 të tjerë janë lënduar pas stuhisë së fuqishme që që përfshiu pjesën veriore të Greqisë,

Erërat dhe shiu kapluan më së shumti Halkidikin, afër qytetit të Selanikut mbrëmjen e së mërkurës, thonë zyrtarët.

Një çift çek, dy rumunë dhe dy rusë janë vik*timat e stuhisë atje, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe u vendosën më shumë se 100 punonjës të shpëtimit.

Charalambos Steriadis, shefi i mbrojtjes civile në Greqinë veriore e përshkroi atë si një “fenomen të paparë”.

Stuhia erdhi pas një moti shumë të nxehtë në Greqi me temperatura që arritën deri në 37 gradë Celzius gjatë dy ditëve të fundit.

VIDEO