Rajoni

“T’i ngulën thikat në shpinë ata që nuk e prisje”, këshilltarja e Haradinajt nxjerr prapaskenat dhe jep mesazhin e fortë: Isha aty ku u…

Shpërndaje

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj, ka bërë një postim në Facebook para se Haradinaj të niset për Hagë. Ajo ka përmendur disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, ku sipas saj qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës, mbajtjen e taksës etj.

Meliza Haradinaj thotë se Ramush Haradinaj u acarua kur ia përmendën ndarjen e Kosovës, e ja ngulën thikat ata që nuk e priste.

Potimi i plotë i saj:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës;

Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/