Vlorë, shkojnë të arrestojnë 36-vjeçarin, policët bëhen për spital
Dy policë të patrullës në Shqipëri janë goditur në krye të detyrës mbrëmjen e djeshme nga katër persona në një lokal afër Portit të Vlorës. Uniformat blu shkuan të arrestojnë të dyshuarin, por në momentin që ata do bënin shoqërimin e të dyshuarit janë përballur me kundërshtimin e dhu*nshëm të të akuzuarit dhe tre miqve të tij. Policët u goditën me gr*ushte duke marrë dëmtime në kokë e trup dhe përfunduan në spital, po janë jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes shërbimet policore në zonë janë përforcuar dhe janë ndaluar të katër personat që goditën efektivët.