Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev qëndron pas aferës “REKET”

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev edhe sot është akuzuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE si organizator i aferës së fundit në vend “REKET” ku flitet për marrje të haraçi nga afaristët prej Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

“Një javë pas zbardhjes së oktapodit të dytë të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Vilma Ruskovska janë duke gënjyer opinionin se Boki 13 është personi më i fuqishëm në vend, duke ju thënë qytetarëve se ai (Boki 13) vet ju ka marrë para afaristëve pa ndonjë ndihmë nga shteti dhe njerëzit e fuqishëm”, thonë nga partia opozitare.

“Por, qytetarët nuk besojnë se njeriu i amnistuar për 3 herë për krim të rëndë, nuk është përfshirë në aferën më të madhe në historinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti insistojnë se Zaev qëndron pas këtij skandali.