Rajoni

Vuçiqi thotë se pothuajse asnjë serb nuk dëshiron të jetojë në Kosovë

Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata në Kosovë është absurde, ndërsa ka deklaruar se ndonëse të gjithë serbët do të jepnin jetën për Kosovën, një numër i vogël do të donin të jetonin atje.

“Situata në Kosovë është absurde. Kosova është, siç ka thënë Tijaniqi, fjala më e shtrenjtë serbe apo vendi për të cilin të gjithë serbët do të jepnin jetën, por një numër i vogël prej atyre që nuk jetojnë në Kosovë e Metohi, ose pothuajse askush, nuk do të donte të jetonte atje. Kjo flet për paradokset tona dhe për situatën absurde. Situata është shumë më e rëndë seç ka qenë para 10 apo 20 vjetësh, dhe pakrahasueshëm më e vështirë sesa para 30 apo 60 vjetësh”, vlerësoi presidenti serb.