Zaev do të parashtrojë shkarkimin e një numri të madh të funksionarëve
Kryeministri Zoran Zaev sot Qeverisë do t’i propozojë shkarkimin e drejtorëve të deritanishëm, zëvendësve, drejtuesve të institucioneve dhe anëtarëve të bordeve drejtuese, ndërsa do të parashtrojë edhe propozime për plotësimin e vendeve që do të jenë vakante pas shkarkimeve.
“Prej sot do të fillojë procedura e emërimeve të bartësve të rinj të funksioneve, një pjesë përmes bordeve mbikëqyrëse, një pjesë përmes ministrive dikasteriale që kanë mundësi që të vendosin për të tilla procedura. Gjithsesi për të tilla procedura ekzistojnë procedura ligjore. Këto janë vendime që unë do t’i parashtroj në Qeveri dhe në organet drejtuese ose bartësve të vendime”, tha në pres konferencën e sotme kryeministri Zaev, duke bërë të ditur emrat e atyre që do të shkarkohen konform vendimit.
Në shkarkimin, midis të tjerëve janë edhe, drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriu, “Shtëpisë Shëndetësore” Shkup Zllate Memedoviq, drejtori dhe kryetar i Bordit Drejtues të MEPSO Sasho Vasilevski, drejtori ekonomik i Klinikës Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Valon Bela, Drejtor i Agjencisë për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore MALMED, Qahil Ibraimi, Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve Katerina Stavriq, të Teatrit të Dramës Shkup Viktoria Arangelova Petrovska, Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i ELEM Dragan Minovski dhe Drejtori i Hekurudhave Irfan Asani.