Bota

Zvicra ka mungesë të mbi 42 mijë punëtorëve, po kërkon të tjerë

Shpërndaje

Zvicrës po i mungojnë një numër i madh i zanatlinjve, të cilët momentalisht janë klasa e punëtorëve më të kërkuar në tregun zviceran të punës.

Sipas informacioneve zyrtare të të dhënave të Zvicrës momentalisht mungojnë 42,788 zanatlinj, ndërsa ndërmarrjet kanë shpallur 198.097 vende të lira pune, thojnë të dhënat të publikuara nga “jobCHanel AG”.

Një kompani elektroteknike në Vintetur kishte pasur vështirësi të shumta për të gjetur elektroinstalues dhe teknikë servisimi.

“Tregu po rrënohet për këtë lloj pune”, ka thënë drejtori i kësaj kompanie Shtefan Danev.

Ai gjithashtu kishte theksuar se është rëndë që të gjenden fuqi punëtore të cilat do të kishin plotësuar vendet vakante të punës për një periudhë të gjatë. Tashmë disa vjet vendet më të kërkuara janë pjesa e zanateve. Për momentin kërkohen rreth 4000 elektrinstalues, 2260 instalues, 2143 montues të dritareve, rreth 1500 muratorë dhe molerë.