RajoniTop Lajme

Zyrtari i LDK-së: Skenari për dërgimin e Haradinajt në Hagë, u gatua nga Thaçi dhe Veseli

Shpërndaje

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është dërguar në Hagë me skenar të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Salihaj po ashtu thotë se edhe herën e parë në vitin 2005, Haradinaj ishte dërguar për në Hagë, me të njëjtin skenar, që sipas tij është gatuar nga Thaçi dhe Veseli.

Sipas tij, në këtë gjë, ekziston vetëm një lajm i mirë, e ai është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë i Adem Salihajt

Po përseriten skenarët e mëhershëm, Ramushi sërish dërgohet në Hagë me skenar të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Gjithsesi, kjo qeveri ishte në prag të rënjes, parlamenti ishte i bllokuar që nga fillimi, u shkelën ligjet dhe kushtetuta, asnjëherë Kosova nuk ishte në gjendja kaqë të keqe.
Lajmi i mirë është se Kosova do të shkojë në zgjedhje. LIdhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja nuk duhet t’i bëjnë gabimet e së kaluarës, duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të nxirret Kosova nga humnera ku e kanë hedhur këta.
Zërat se LDK dhe VV duhet te shkojnë në zgjedhje ndaras, janë zëra të porositur dhe koordinuar nga SHIK-u dhe PDK-ja. Koalicioni parazgjedhor LDK-VV do të krijonte eufori për fitore dhe do të krijonte mundësi të mëdha që qeveria të krijohet nga një shumicë shqiptare e të mos varet nga votat e serbëve të dirigjuar nga Beogradi./Gazeta Blic