Kafenetë të mbyllura pas orës 18! Policia kontrolle në terren, hotelierët ngrenë nismë në Kushtetuese
“Ndodhemi lagjen “Debar mahallë” të Shkupit, ndër lagjet me më shumë kafene në kryeqytet. Edhe 15 minuta dhe ora do të shënojë fiks 18. Siç mund ta shohim shumica e lokaleve kanë filluar të mbyllen, ndërsa ato që ende janë të hapura por presin të çohen edhe mysafirët e fundit dhe më pas lokaleve t’ua vënë çelësin”.
Ata që po shijonin pijet dhe ushqimet në ambientet e ngrohta me miq, u detyruan të çohen.
Me vendim të Qeverisë nga sot e deri më 20 janar, restorantet, kafenetë dhe baret do të punojnë me orar edhe më të shkurtë.
Kur ora shkoi saktë 18, askush nuk mbeti në tavolina.
U mblodhën gotat e pjatat. U mblodhën karriget. U fikën dritat.
Kishte edhe nga ata që nuk shkëputeshin dot nga bisedat.
Pak minuta më pas, nëpër rrugica erdhi policia për kontrolle.
“Nëse diku është e hapur, lirisht futemi të kontrollojmë kush e çka është brenda, nëse eventualisht ka njerëz që janë mysafirë, e dini çfarë duhet bërë…”
Pasi morën udhëzimet, vazhduan kontrollet.
Ato lokale që i gjetën ende me njerëz brenda, përgjithësisht ishin pronarët dhe punëtorët që po pastronin.
Krahas së shkurtimit të orarit të punës së hotelierëve, po ashtu është vendosur për ndalim të eventeve për shënimin e Vitit të Ri nëpër sheshe nga ana e komunave si dhe ngapra kompanitë dhe institucionet.
Qeveria ka këshilluar Bashkësitë Fetare të mos bëjnë thirrje grupime dhe tubime masive gjatë festave vijuese fetare.
Mbetet rekomandimi të mos ketë tubime nëpër shtëpi si dhe nëpër shtëpizat për fundjavë të personave që nuk janë të një rrethi të ngushtë familjar.
Nga Këshilli Inspektues është bërë thirrje për respektim të orarit. Shërbimet inspektuese do t’i intensifikojnë kontrollet në terren. Për shkelësit do të ketë sanksione.
“Andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët dhe afaristët t’i respektojnë masat dhe protokollet, ndërsa shënimet inspektuese do të vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë edhe në periudhën në vijim, dhe në mënyrë joselektive dhe në kohë do të sanksionojnë të gjithë që përmes mesrespektimit të protokolleve dhe masave e rrezikojnë shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve. Të festojmë me përgjegjësi!”, tha Magdalena F.Grashkovska – Kryetare e Këshillit Inspektues.
Hotelierët janë ata që më shumë i ka revoltuar vendimi për punë deri në orën 18. Meqenëse Qeveria nuk i priti në takim, Oda e Hotelierëve të Pavarur, në Gjykatën Kushtetuese dorëzuan nismë për vlerësim të kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë të këtyre ndryshimeve dhe vendimeve që i solli Qeveria.
E ngritëm këtë iniciativë me qëllim që të dëshmojnë se ka parregullsi në politikën selektive që zbatohet kundër industrisë hotelierike, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të reagojë shpejt dhe se do të kemi mundësi që javën e ardhshme ta kthejmë orarin e fundit të punës që të mund t’i shënojmë festat e fundvitit ashtu siç duhet”, potencoi Zdravko Josifovski – Oda e Pavarur e Hotelierisë.
Si masë parandaluese për përhapjen e virusit korona, edhe objektet hotelerike-akomoduese dhe restorantet e tyre kufizohet orari i punës deri në orën 21:00. Ato do të mund të punojnë vetëm për mysafirët dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Por kafenetë, baret në objektet akomoduese hotelerike duhet të mbyllen në orën 18:00. E njëjta vlen edhe për kazinotë dhe bastoret.