Showbiz

Armina Mevlani te restoranti i Nusretit, gazetari nxjerr faturën mijëra dollarë: E pagoi Shkëlzeni (Foto)

Shpërndaje

Mishin e shtrenjtë të një prej kuzhinierëve më të njohur në botë, Nusretit, e ka shijuar edhe Armina Mevlani.

Ka qenë gazetari Bledi Mane, i cili ka publikuar në Facebook një foto të partenerës së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, me kuzhinierin e njohur, në restorantin e tij në Miami.

Në foton e publikuar nga gazetari, “nusja” e familjes Berisha shihet e qeshur krah kuzhinierit të famshëm, pas darkës në një prej restoranteve më të shtrenjtë në botë.

Gazetari shkruan se edhe pse “blogerja” hiqet si vegjetariane, në darkën e para 4 viteve në Miami, kur udhëtoi për herë të fundit në SHBA; hëngri mish, piu dhe u argëtua me Shkëlzen Berishën dhe paguan një faturë të kripur, plot 5000 dollarë.

“Të hash mish me lekët e popullit/ ARMINA MEVLANI

5 MIJË DOLLARË DARKA TE RESTORANTI I NUSRETIT

Gjasme hiqet si vegjetariane por para 4 vitesh kur udhëtoi për herë të fundit në Amerikë, nusja e supozuar e djalit të Sali Berishës ka bërë kërdinë. Hëngri mish, piu dhe u argëtua me Shkëlzen Berishën dhe pagoi një faturë të majme…

Ma arrestoni Nusretin dhe ma ekstradoni me pranga në Tiranë”, shkruan Bledi Mane.