Arta Nitaj i kthen gjobat e policisë në “raketa” prej letre
Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Teksa publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, të mërkurën, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit një ngjarje të pakëndëshme që i kishte ndodhur gjatë ditës.
Ajo është dënuar me gjobë nga Policia e Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullave të trafikut rrugor.
Në një imazh të publikuar në InstaStory, Nitaj ka shfaqur gjobën e saj të policisë, të cilën e ka mbështjellë duke e shndërruar në një “raketë” prej letre.
Me këtë ajo sikur ka dashur të ironizojë me inatin e saj për shqiptimin e kësaj gjobe nga organet e rendit.
Arta përndryshe është në përgatitje të një emisioni të ri, që do të nisë së shpejti në RTV Dukagjini.
Ajo vazhdon të mbetet ndër femrat më mediatike në shoubizin shqiptar./Telegrafi/