ASH reagon ndaj Kryeministrit Zaev, për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore
Reagimi i plotë ASH-së:
Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Zaev për futjen e gjuhës serbe si lëndë zgjedhore në programet mësimore, duam të theksojmë se koalicioni ASH-AAA nuk është kundër asnjë gjuhe. Megjithatë, e kemi patjetër të potencojmë atë që shpesh e kemi thënë edhe publikisht, rreth paradokseve dhe absurditeteve të politikbërjes në Maqedoninë e Veriut.
Një paradoks të tillë po e jetojmë edhe sot.
Zoran Zaevi dikur në fushatë duke kërkuar votat e shqiptarëve premtonte gjuhën shqipe si lëndë zgjedhore për maqedonasit anembanë shtetit, e nga ana tjetër partneri i tij Ali Ahmeti në zgjedhjet e fundit premtoi gjuhën shqipe si lëndë të detyrueshme nga klasa e pestë për nxënësit maqedonas, por ja që të dy këto, bashkërisht, lëndë zgjedhore e bëjnë gjuhën sërbe.