Rajoni

Bahtiri i bie pishman që shau qytetarin me nënë, kërkon falje për fjalorin

Shpërndaje

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, duket se i ka rënë pishman për fjalorin e përdorur sot në një tubim në këtë komunë ku ishte i pranishëm edhe kreu i VV-së, Albin Kurti.

Bahtiri në videot e postuara nga mediat është dëgjuar duke e sharë me nënë një person që insistonte t’ia bënte një pyetje liderit të VV-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.

Postimi i plotë:

Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor.

Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat.